Dani Carvajal ka dal pozitiv me COVID-19 dhe si pasojë e kësaj, ai do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës.
Real Madridi ka njoftuar në mëngjesin e së premtes se mbrojtësi i djathtë, Dani Carvajal, pas testeve për COVID-19 ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar menjëherë.
Ai do të humbasë finalen e Superkupës së Spanjës që Real Madridi do të zhvillojë të dielën me Athletic Bilbaon.


