FC Malisheva njofton për transferin e radhës, ish futbollistin e Prishtinës

PUBLIKUAR

Klubi i futbollit FC Malisheva ka njoftuar për transferin e radhës. Përmes një njoftimi në Facebook, klubi i super ligës së Kosovës bën me dije se kanë transferuar nga Prishtina Xhevdet Shabanin.

Në këtë postim thuhet se Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë.

Postimi i plotë i FC Malishevës:

Transfer i ri

Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë.

Karrierën si futbollist Shabani e filloi me Lepencin e Ferizajin për të kaluar te FC Drita e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te Teuta e Durrësit për sezonin 2014-2015. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, top klubin e atëhershëm të Superligës. Luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.

Një përvojë impresive si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar e po ashtu edhe në garat evropiane.

Superliga e Kosovës

Kategoria Superiore

Champions League

UECL Qualifiers

Superkupa e Kosovës

Të lumtur që Shabani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...