Carlo Ancelotti ka lavdëruar sërish Xavi Hernandezin.
Trajneri i Realit, që me shumë mund siguroi kualifikimin në finale të Superkupës së Spanjës, pasi triumfoi 3-2 pas 120 minutave lojë – beson se Barça po kthehet me Xavin në stol.
“Ata luajtën mirë. Ata po përmirësohen si ekip dhe sot përdoren lojtarë që sapo janë kthyer nga dëmtimi si Pedri, Torres e Ansu. Xavi po bën punë fantastike dhe ekipi do të përmirësohet”, tha Ancelotti. /Gazeta Express/


