Newcastle sapo zyrtarizoi blerjen e dytë, blerje 30 milionëshe

PUBLIKUAR

Newcastle United vazhdon të jetë aktive në tregun e transfereve. Pas blerjes së Trippier, “laraskat” kanë zyrtarizuar blerjen e Chris Wood.

Sulmuesi i Burnleyt i ka kushtuar afro 30 milionë euro skuadrës së sheikëve. 30 vjeçari do të zëvëndësojë Callum Wilson pas lëndimit që pësoi pak ditë më parë. Wood ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë dhe do të jetë gati për debutim të shtunën ndaj Watford.

NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND – JANUARY 12: Chris Wood Poses for photos at The Newcastle United Training Centre on January 12, 2022 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Serena Taylor/Newcastle United via Getty Images)

Sulmuesi nga Zelanda e Re ka shënuar 27 gola në 60 paraqitje në arenën ndërkombëtare.

“Kjo është një mundësi shumë emocionuese për mua dhe jam i kënaqur që jam lojtar i Newcastle United” ka thënë Wood.

Trajneri i Newastle, Eddie Howe kishte kërkuar me ngulm nënshkrimin e Wood./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...