Kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe me kë mund të përballet Reali?

PUBLIKUAR

Athletic Bilbao ose Atletico Madrid do të jetë kundërshtari i Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës. Finalja luhet të dielën nga ora 19:30.

Real Madridi është finalisti i parë në Superkupën e Spanjës.

Los Blancos eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale, duke e mundur 3-2 pas 120 minutave lojë.

Reali do të mësojë sonte kundërshtarin e finales, që do të dali nga sfida mes Athletic Bilbaos e Atletico Madrid.

Finalja e madhe është parashikuar të luhet të dielën nga ora 19:30.

Madridi i Ancelottit, që po kryeson në La Liga, do të tentojë të nisë mbarë vitin me një trofe të rëndësishëm siç është Superkupa. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...