Inter synon të shfrytëzojë formën e dobët të Juves, luhet për titullin e parë

PUBLIKUAR

Interi dhe Juventusi sonte kanë shansin që të fitojnë titullin e parë për edicionin 2021/22.

Duke filluar nga ora 21:00, skuadrat do t’i matin forcat në finale të Superkupës së Italisë.

Në këtë ndeshje Interi vjen më në formë, pasi kryeson në Serie A, derisa Juventusi që po zhvillon një sezon të vështirë, vjen e motivuar pas përmbysjes së madhe kundër Romës prej 3-1 në 3-4, raporton Gazeta Express.

Vitet e fundit Juve përveç që ka dominuar në Itali, ka dominuar edhe me rivalët direkt.

Këtë e tregojnë më së miri statistikat, ku në pesë takimet e fundit, të gjitha të zhvilluara në vitin 2021, tri në Serie A dhe dy në Kupë, dy herë ka fituar Juve, njëherë Interi dhe dy herë janë ndarë baras. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...