Testi PISA, Qehaja thotë se rezultatet e testit nuk mund të jenë të mira as këtë vit

PUBLIKUAR

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja po e vlerëson si të duhur vendimin e Ministrisë së Arsimit, për të  marrë pjesë në testin PISA këtë vit.

Por ai është skeptik se rezultatet do të jenë më të mira se në testin e kaluar, duke shtuar se këto rezultatet janë pasqyrë e gjendjes në arsim.

“Qeveria e Kosovës tashmë e ka komunikuar vendimin edhe këtë vit për pjesëmarrje në testin PISA. Si i tillë vlerësojmë që është një vendim i mirë pasi që e ruan atë trendin statistikorë të performancës së nxënësve dhe mbi të gjitha testi PISA po na rikthen në atë vëmendjen për gjendjen e vërtetë të arsimit në rangim ose në rezultat të testit PISA. Të metat e sistemit tonë arsimorë janë shumë evidente. Dështimet në zbatim të korrikulës me kompetenca janë të dëshmuara që ndikojnë drejtë për së drejtë pastaj edhe në rezultatet e testit PISA. Dhe për rrjedhojë nuk besojmë që mund të ketë një rezultat më të mirë se sa nga viti paraprak”, ka deklaruar ai për ekonomiaonline.

Pandemia thotë ai mund të ketë ndikim në rezultatet e PISA-s, prandaj sipas tij, kjo do të thotë rikthim në vëmendje për investime në zbatim të mirëfilltë të korrikulës.

“Pandemia do të ketë ndikim ashtu sikur se edhe në vendet e tjera mirëpo do të jetë shumë më e shfaqur tek vendi jonë pasi që pasi që ata 15 vjeçar që janë subjekt testimi i kanë 2 vite përtej plot viteve tjera në zbatim të një korikule jo të mirë. I kanë edhe 2 vjet të shthurura për shkak të pandemisë dhe të gjitha këto konvertohen në një performancë jo të mirë edhe në testim”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...