Ekskluzive: Ky është zyrtari i arrestuar nga Krimet Ekonomike, u kap duke marrë ryshfet

PUBLIKUAR

Sot është arrestuar në flagrancë një zyrtar i një ministrie në Kosovë, pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

IndeksOnline raportoi më parë se zyrtari i arrestuar është nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të njëjtat burime për IndeksOnline konfirmojnë se zyrtari, Leotrim Gashi ka pranuar rryshfet në shumën prej mbi pesë mijë eurosh.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...