Biden: Jemi në rrugë të duhur në luftën kundër pandemisë

PUBLIKUAR

Presidenti Joe Biden u shpreh i bindur se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur në luftën kundër pandemisë COVID-19, edhe pse shteti po përballet me rritje të rasteve, rritje që është nxitur nga varianti Omicron.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se situata është më ndryshe nga fazat e mëparshme të pandemisë, pasi sipas tyre, më shumë qytetarë po marrin mbrojtje nga vaksinimi dhe nga dozat përforcuese kundër koronavirusit.

“Jam i bindur se jemi në rrugën e duhur”, u tha Biden gazetarëve më 11 janar.

Megjithatë, presidenti Biden e pranoi se ishte i shqetësuar lidhur me ritmin me të cilin po përhapet virusi në mbarë botën, sepse siç tha ai, përhapja “nuk po ngadalësohet aq shumë”.

Përderisa Omicroni duket se nuk po shkakton sëmundje të rëndë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se rritja e infektimeve mund të mbingarkojë spitalet. Disa spitale në SHBA veçse kanë pezulluar ndërhyrjet jourgjente, për shkak se po përballen me rritje të numrit të pacientëve dhe mungesë stafi.

Më 10 janar, SHBA-ja raportoi 1.35 milion raste të reja me koronavirus, thuhet në të dhënat e Reuters. Ndërkaq, mbi 136,000 persona me koronavirus janë të hospitalizuar

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet dorasi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur...

Mbi 1800 gjoba për 24 orë, Policia njofton për dhjetëra aksidente e të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit,...