Oscar si zëvendësues i Coutinhos?

PUBLIKUAR

Barcelona ia ka vënë syrin ish-futbollistit të Chelseat, të cilin do të mundohet ta transferojë këtë muaj nga Kina

Barcelona është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Philippe Coutinhos, i cili së fundmi iu bashkua Aston Villës.

Dhe, duket se gjiganti katalunas i ka idetë e qarta në këtë drejtim.

Mediumi “TNT Sports Brazil” raporton se “Blaugrana” ia kanë vënë syrin ish-futbollistit të Chelseat, Oscar.

Përfaqësuesi brazilian qe një kohë është duke luajtur në Kinë, në ekipi Shanghai SIPG, përcjell “Gazeta Express”.

Por, Barça do ta ketë të vështirë të paguajë shumë para për brazilianin, duke i pasur parasysh vështirësitë financiare.

Mbetet të shihet nëse Oscar do të rikthehet apo jo në futbollin evropian këtë muaj.

Ai kishte luajtur me sukses në “Stamford Bridge” për disa vite para se të largohej në drejtim të Azisë pasi kishte marrë ofertë marramendëse. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...