“E çuditshme se sa i nënvlerësuar është Benzema, më vjen për të qarë”

PUBLIKUAR

Marcel Desailly, legjenda e Francës, mendon se Benzema nuk gëzon epitetin që do të duhej ta gëzonte si disa futbollistë në qarkullim tani për tani.

Ai madje thotë se shpesh inatoset me faktin që Benzema nuk hyn në brezin e artë, për t’u etiketuar si njëri prej më të mirëve në gjeneratën e tij.

Ishi i Milanit beson se Benzema është shumë më i mirë se vlerësimi që ka marrë ndër vite.

“Ai ka treguar vetën edhe pas largimit të Ronaldos, ashtu sic e tregoi kur ishte Cristiano që punonte për të. Ditë pas dite ka treguar se është më i mirë se Higuain e Morata, mos harroni ata disa herë kanë zgjedhur 9-shin e tyre”, u shpreh Desailly.

“Florentino Pérez ka besuar në të që nga dita kur shkoi në Lyon për të. E ka kaluar Ronaldon, idhullin e tij në disa gjëra. Është e jashtëzakonshme se çfarë po bën Benzema por nuk vlerësohet për atë që është dhe kjo është e çuditshme”.

“Kur flas me njerëz për këtë gjeneratë të lojtarëve që do të hyjnë në histori, nuk del emri i Benzemas, dhe kjo nuk është normale. Me vjen për të qarë sepse ai është aty, në maje, si sulmues e shumëçka tjetër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...