Sveçla: Situata në rrugë papërgjegjësi e personave përgjegjës

PUBLIKUAR

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se në Prishtinë dje ka pasur vështirësi në qarkullim rrugor për shkak të reshjeve të borës, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak të papërgjegjësive të personave përgjegjës, përfshirë edhe të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Ishim dëshmitarë se dje ishte një gjendje bukur e vështirë në rrugët e kryeqytetit. Me gjasë ishte intervenim i vonshëm  i kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve gjë që shkaktoi vështirësi në komunikacion dhe fatmirësisht nuk kam dëgjuare se ka pasur viktima nga aksidentet eventuale. Sigurisht ishte papërgjegjësi e personave përgjegjës përfshirë edhe kryetarin e qytetit”, ka thënë Sveçla.

Ai foli për gjendjen e rënduar të rrugës edhe në lagjen ku ai banon.

“Unë banojë jo shumë larg komunës, ku është shkolla ‘Pjetër Bogdani’. Rruga jonë është bukur vështirë e kalueshme dhe kjo bëhet edhe më problematike sepse shkolla është bukur afër dhe nxënësit kanë vështirësi për qasje në shkollë”, deklaroi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

Raportohet se në Liqenin e Batllavës një i ri është fundosur. Në vendin e ngjarjes...