Plagosen tre persona në sheshin e qytetit në Obiliq

PUBLIKUAR

Tre persona janë plagosur si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta në sheshin e qytetit në Obiliq, raporton Gazeta Express. Plagosja e tyre ka ardhë pas përleshjes fizike.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth orës 15 :00 patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga  mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për Express.

Mësohet se të njëjtit po trajtohen në QKUK, teksa motivi i konfliktit nuk dihet akoma.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...