Depay s’e preferon transferimin në Premierligë

PUBLIKUAR

Sulmuesi holandez nuk e sheh të ardhmen e tij të afërt në kampionatin anglez, i vendosur ta tregojë veten te Barça

Memphis Depay nuk e ka ndërmend të transferohet në Premierligë një herë për një herë.

Sulmuesi holandez e ka nisur mirë eksperiencën në Barcelonë.

Dhe, mediumi “El Nacional” shkruan se ish-futbollisti i Lyonit është i lumtur në “Camp Nou”, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Manchester United lidhet me një kalim të mundshëm në Newcastle.

Mirëpo, ai nuk e sheh veten duke luajtur në Premierligë në një të ardhme të afërt.

27 vjeçari është i vendosur për ta treguar veten në ekipin “Blaugrana”, ku ishte transferuar verën e kaluar.

Edhe pas largimit të trajnerit Ronald Koeman, përfaqësuesi holandez ka mbetur lojtar i rëndësishëm i Barçës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...