Oficerja e Kosovës në State Department – Çitaku e Haradinaj-Stublla e shohin si fryt të punës së tyre

PUBLIKUAR

Për herë të parë në historinë e raporteve ndërshtetërore, Kosova edhe zyrtarisht do të ketë përfaqësuesen e saj në Departamentin e Shtetit Amerikan. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sot ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, shkruan Gazeta Express.

Në këtë pozitë do të jetë diplomatja Meridiana Leci, të cilën sot Hovenier e ka takuar bashkë me ministren Gërvalla.

Pas një njoftimi të tillë ka reaguar edhe ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stbulla dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Haradinaj-Stublla thotë se s’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh frytet e punës së ndershme.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur puna e ndershme sjellë frytet e saj!

E lumtur që sot po shoh diplomaten e shkëlqyer të Republikës së Kosovës që vitin e kaluar ia kemi besuar detyrën e shërbimit në Ambasadën e Kosovës në Washington – Meridiana Leci, të jetë përfaqësuesja e parë e Kosovës në Departamentin Amerikan të Shtetit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Edhe ish-ambasadorja Çitaku ka thënë se për një përfaqësim të tillë të Kosovës në DASH kanë negociuar bashkë me ish-ministren Haradinaj-Stublla dhe Lendita Haxhitasimin, ambasadore e Kosovës në San Marino.

Më 20 nëntor të viti 2020, Haradinaj-Stublla pas një takimi që kishte pasur me Matthew Palmer, kishte njoftuar se për herë të parë në historinë politike, Kosova do të dërgojë përfaqësuesin e saj në Departamentin e Shtetit Amerikan.

“Republika e Kosovës për herë të parë në historinë politike, do të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj në Departamentin Amerikan të Shtetit. Këtë ma konfirmoi gjatë takimit Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Koordinimi i ngushtë i politikës sonë të jashtme me SHBA-të, dhe profesionalizimi i Shërbimit të Jashtëm sipas praktikave më të larta ndërkombëtare e diplomatike, mbetet përkushtim i përbashkët yni.

Diskutuam me z.Palmer edhe dialogun me Serbinë, ku bashkë me Ministrin e Drejtësisë Selim Selimi theksuam se vetëm nën lidershipin amerikan, dialogu do të ketë dinamikën dhe qartësinë e duhur për t’u përmbyllur me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Haradinaj-Stublla./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...