Fillon stinori pranveror në basketboll, derbi mes Trepçës dhe Yllit

PUBLIKUAR

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 15-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll apo e para për stinorin pranveror, që pritet të jetë shumë interesante.

Derbi do të zhvillohet mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që i kanë grumbulluar nga dhjetë fitore dhe nga katër humbje.

Të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe pritet një sfidë shumë interesante në “Minatori”.

Në përballjet e këtij edicioni, secila skuadër e ka nga një fitore ndaj tjetrës.

Të enjten në kryeqytet, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën.

Gjilanasit janë ende pa fitore në elitë me 14 humbje, kurse prishtinasit kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje.

Peja-Bashkimi është sfida e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës.

Në këtë edicion, pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse prizrenasit tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Prizreni 16-Rahoveci, rezultati do të zhvillohet nga Liga Unike. /Gazeta Express/

Java 15

E mërkurë

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

E enjte

Drita – Sigal Prishtina

Peja – Bashkimi

Prizreni 16 – Rahoveci

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...