Kadri Veseli niset për në Hagë

PUBLIKUAR

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është nisur për në Hagë të Holandës, pas një vizite të shkurtër te familja e tij në Mitrovicë, si dhe te varri i nënës së tij, e cila vdiq të premten.

Një ekip i T7 e ka përcjellur nga afër mementin e nisjes së Veselit për në aeroport nga objekti i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Nga Gjykata Speciale dje kanë dhënë një përgjigje për Express lidhur me vizitën e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në vendlindje.

“Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Veseli për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara.

Veseli të hënën vizitoi fillimisht familjen e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët.

Muaj më parë, Veselit iu dha një leje e njëjtë për të ardhur në Kosovë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, për shkak të vdekjes së babait.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...