Sindikata e PK-së: Të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë, të marrin dënimin e merituar!

PUBLIKUAR

Sindikata e Policisë së Kosovës është duke vazhduar angazhimin e saj të madh në drejtim të mbrojtejes së forcave të rendit.

Përmes një komunikata për media, ata kanë thënë se të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë, duhet të marrin dënimin e merituar!

“Gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror janë Policia e Kosovës, të cilët me përkushtim maksimal duke zbatuar të gjitha Ligjet dhe Autorizimet Policore, janë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerë për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, pasurinë, rendin dhe qetësinë publike.

Prandaj kushdo që sulmon Policinë e Kosovës ka sulmuar Shtetin e Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet si vepër e rëndë penale.

Sulmet ndaj zyrtarëve policor janë shpeshtuar, kjo ndodh nga persona të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale e të cilët sillen vërdallë përkundër asaj që do të duhej të ishin prapa grilave për veprat të ndryshme penale të kryera më parë.

Një rast i tillë ndodhi me datë 10.01.2022 në Suharekë, ku nga një i dyshuar për dhunë në familje, recidivist i veprave penale, gjatë intervenimit sulmohen zyrtarët policor të cilët marrin lëndime të rënda  trupore.

Prandaj, për këtë rast dhe për shumë raste tjera të sulmit ndaj zyrtarëve policor, kërkojmë nga organet e drejtësisë  që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas Ligjit.

Veprimet e organeve të drejtësisë në bazë të ligjit dhe sanksionimit të të gjithë atyre që sulmojnë policin do të ishte preventivë për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...