Gjatë vitit 2021 në QKUK u lindën rreth 9 mijë foshnje, mes tyre 2 katërnjakë dhe 16 trinjakë

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë lindur 8 mijë e 984 foshnje, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, prej tyre 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë.

“Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje. Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë. Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 gjinisë  femërore”, thuhet nga SHSKUK.

Sipas këtij shërbimi,  2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...