Alarmi dhe forcat e shtuara të Policisë, Banka Qendrore e Kosovës del me sqarim

PUBLIKUAR

Një alarm është ndezur në orët e hershme të mëngjesit në Bankën Qendrore të Kosovës, raporton Express.

Sipas BQK’së, arsye për këtë ka qenë një problem i vogël teknik.

Pas ndezjes së alarmit, janë shtuar edhe forcat e sigurisë.

“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit. Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së”, thuhet në sqarimin e BQK’së./Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...