“Po ne?” Djokovic largohet, por dhjetëra refugjatë mbeten të mbyllur në Park Hotel

PUBLIKUAR

Teksa tenisti serb, Novak Djokovic u larguar nga hoteli Park, hoteli i Melburnit në të cilin ai kishte qëndruar për katër netë, ekipet e medias u përgatitën të largoheshin gjithashtu.

Nga kati i dytë i “hotelit të burgut” të tij, refugjati i lindur në Pakistan, Jaman, i cili ka qenë i ndaluar nga Australia për nëntë vjet, i shikoi skenat më poshtë me zhgënjim, shkruan The Age, media e madhe australiane.

“Uroj që njerëzit jashtë të mund ta kuptojnë situatën tonë dhe të vendosin veten në vendin tonë, në mënyrë që të dinë se si po vuajmë. Ashtu si, kur kishte bllokime, njerëzit fillojnë të protestojnë … por çfarë për ne? Nëntë vjet kemi qenë të mbyllur”, u shpreh Jaman.

Më shumë se 30 refugjatë dhe azilkërkues janë mbyllur brenda hotelit Park për muaj të tërë – disa prej më shumë se një viti. Në mesin e dhjetëra burrave që mbahen në dhomat e hotelit janë refugjatë që janë ndaluar nga Australia për gati një dekadë.

“Pjesa më e keqe është se ne nuk e dimë krimin tonë,” tha Jaman. “Ne nuk kemi kryer asnjë krim. Ne thjesht kërkojmë azil, thjesht vijmë në këtë vend për azil. Dhe ajo që po marrim është ndëshkimi.”

Kushtet në Park Hotel janë ekstreme. Njerëzit janë të lirë të largohen nga dhomat e tyre, por jo nga hoteli. Ka pak ajër të pastër. Pati raportime në dhjetor se ushqimet ishin të kontaminuara me larva. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...