Vojvoda e fillon me asist Vitin e Ri

PUBLIKUAR

Mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka startuar sot në ndeshjen kundër Fiorentinës në kuadër të Serie A

Kosovari ja ka filluar mirë këtë vit, pasi që asistoi në golin e parë të skuadrës vendase.

Goli për Torinon erdhi në minutën e 19-të.

Vojvoda e shfrytëzoi mirë një gabim të mbrojtjes vendase duke krosuar dhe gjetur për mrekulli WIlfred Singom, i cili shënoi gol të bukur me kokë.

Torino është duke fituar 2-0, derisa goli i dytë erdhi nga Brekalo pas asistimit të Sasa Lukic pesë minuta më vonë se goli i parë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...