Napoli identifikon zëvendësimin e Insignes

PUBLIKUAR

Sipas raporteve në Itali, sulmuesi i Feyenoordit, Luis Sinisterra është synimi numër 1 për ta zëvendësuar Lorenzo Insignen në sezonin e ardhshëm

Italiani do t’i bashkohet Toronto FC si lojtar i lirë këtë verë,

Sinisterra (22) ka kontratë me Feyenoordin deri në qershorin e vitit 2024 dhe ka shënuar 14 gola në 28 paraqitje me skuadrën këtë sezon.

Sipas Calciomercato.com, ai është synimi kryesor i Napolit për ta zëvendësuar Insigne në sezonin 2022-23.

Ai ishte në bisedime edhe me Atalantan gjatë verës dhe me disa skuadra të Premier Ligës dhe Bundesligës që po ashtu janë duke e monitoruar kolumbianin.

Sipas raportit, drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli do të hap bisedat për çmimin e lojtarit dhe mënyrën si do ta ekzekutojë këtë operacion.

Dje, Insigne luajti ndeshjen e parë me Napolin prej që Toronto FC lajmëroi për transferin e tij. Ai u detyrua që të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi në muskul dhe u duartrokit në stadiumin “Maradona” derisa largohej nga fusha.

Ai është produkt i akademisë së Napolit ku Insigne ka shënuar 114 gola në 416 ndeshje me skuadrën nga jugu i Italisë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...