Djokovici u takua për intervistë me gazetën e madhe franceze dy ditë pasi doli pozitiv për Covid-19

PUBLIKUAR

Dokumentet e dorëzuara në Gjykatë japin informacion të rëndësishëm për datën e dorëzimit të testit pozitiv të Novak Djokovicit. Serbi e mori rezultatin në mbrëmjen e 16 dhjetorit.

Në 35 faqet e dokumenteve të paraqitura në gjykatë nga avokatët e Novak Djokovicit, datat dhe orët e testimit të tij janë zbuluar.

Serbi doli pozitiv më 16 dhjetor, rezultatin e mori në mbrëmje në orën 20:19 dhe doli negativ më 22 dhjetor, raporton L’Equipe.

Ky moment ngre pikëpyetje për izolimin e tij, sepse të nesërmen Djokovic ka pozuar në mes të fëmijëve dhe më 18 dhjetor ka dhënë intervistë për median e madhe franceze, L’Equipe.

Duke ditur që ai është pozitiv, pse lojtari nuk mori masat e duhura?

Ndonëse ky fakt nuk hyri në lojë në vendimin e gjykatës australiane, ai nuk kalon pa u vënë re nga opinioni publik dhe mund të rrisë tensionet mes australianëve dhe numrit 1 të botës.

 

Gjykata australiane deklaroi se vendimi për të anuluar vizën e kampionit në fuqi të Australian Open Novak Gjokovic ishte i paarsyeshëm.

Gjykatësi i Gjykatës Federale të Qarkut, Anthony Kelly më pas urdhëroi që vendimi i ministrit të punëve të brendshme për anulimin e vizës të anulohej dhe Djokovic të lirohej nga paraburgimi i imigracionit.

Megjithatë, ministri për imigracionin në qeverinë australiane do të përdorë fuqinë që e ka, për t’ia anuluar vizën sërish tenistit serb. Nëse e shfrytëzon këtë, atëherë Djokovicit i ndalohet hyrja në Australi për tri vite. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...