Vojvoda pritet të startojë ndaj Fiorentinas

PUBLIKUAR

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda pritet që të jetë startues në ndeshjen mes Torinos dhe Fiorentinas, e fundit për xhiron e 21-të në Serie A.

Torino që nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon do të përballet me Fiorentinan që kërkon një vend në garat evropiane.

Ekipi ku luan Vojvoda, Torino momentalisht gjendet në vendin e 13-të me 25 pikë, kurse Fiorentina gjendet në vendin e gjashtë me 32 pikë, shkruan Gazeta Express.

E mbrojtësi kosovar nga mediat italiane projektohet si startues edhe në këtë ndeshje, por ai pritet të luajë në krahun e majtë, siç ka bërë në ndeshjet e fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...