I vetmi banorë që nuk mundi të pranojë faktin që u eliminua, Meridiani i mllefosur

PUBLIKUAR

Meridiani është banori i fundit i cili u eliminua nga Big Brother VIP.

 

Ai ishte në nominim bashkë me Ilirin dhe Donaldin, shkruan lajmi.net.

Ishte Donaldi ai i cili e nxorri në nominim atë e që nga ajo ditë Meridiani nuk e nxorri nga mendja këtë.

Ai u zhgënjye nga Donaldi dhe deri në ditën e eliminimit vetëm për këtë diskutoi me banorët.

Por edhe pas daljes ai prapë nuk hoqi dorë dhe vazhdoi të flasë për të njëjtën gjë.

Pas eliminimit ai ‘hodhi’ akuza të mëdha madje në një formë duke ‘akuzuar’ produksionin se e nxorri atë derisa publiku donte të nxirrte Donaldin.

Edhe pas kësaj ai ishte i ftuar në Fan Club, ku përsëri diskutoi për të njëjtën gjë.

Ai u përplas shumë keq me ish fituesin e ‘BB 5’ , Arbër Zekën për Donaldin.

Nuk po e hiqte mllefin që kishte për të. Meridiani madje foli edhe për përqafimin e Donaldit dhe lotët e tij dhe shumë gjëra të tjera.

Meridiani është i vetmi banorë i shtëpisë së Big Brother VIP që nuk ka mundur ta pranojë faktin që është elmininuar.

Ai ishte në nominim me dy më të fortit e shtëpisë dhe gjasat ishin shumë të vogla për të vazhduar rrugëtimin./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...