Mourinho për lojtarët e vet pas humbjes ndaj Juventusit: Kanë mentalitet të dobët

PUBLIKUAR

Jose Mourinho i ka kritikuar lojtarët e Romës për, siç e ka quajtur ai, mentalitetin e dobët në humbjen tronditëse 4:3 kundër Juventusit të dielën.

Roma e kishte epërsinë dy herë dhe kur mendoi se e kishte futur në grusht fitoren, Juventusi përmbysi çdo gjë brenda vetëm shtatë minutave në Stadiumin Olimpik, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Mourinhos po fitonte 3:1 deri në minutën e 70-të, por tri gola brenda shtatë minutave dhe pritja e penalltisë nga portieri Wojciech Szczesny ia fituan tri pikë bardhezinjve në Romë.

“E kontrolluam lojën plotësisht për 70 minuta”, tha Mourinho pas ndeshjes.

“Ishte shumë mirë për 70 minuta, pastaj erdhi kjo shembje psikologjike. Kur i lejuam ata të ktheheshin në lojë për 3:2, një ekip me mentalitet të fortë si Juventus, me karakter të fortë, ta futë frikën. Kompleks psikologjik. Për mua nuk është problem 3:2, është problem për ata. Për ekipin tim”, shpjegoi ai.

Ai shtoi: “Në fund të fundit, kur zhytesh në m*t, ngrihesh në këmbë dhe e gjen karakterin tënd. Por në zhveshtoren time ka njerëz që janë shumë të mirë, paksa të dobët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...