Futbollisti pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes

PUBLIKUAR

Ousmane Coulibaly, lojtari i el-Wakrah pësoi sulm në zemër sot gjatë ndeshjes ndaj Al-Rayyan.

NSuper Liga e Katarit e zbuloi më pas në një deklaratë ku njoftonte se futbollisti kishte pësuar atak në zemër, duke njoftuar gjithashtu se tashmë gjendja ishte stabilizuar.

Futbollisti ishte i shtrirë brenda portës në minutën e 42 të lojës, pasi i ra të fikët. Shërbimet mjekësore të klubeve e trajtuan me urgjencë dhe pak minuta më vonë u fut një ambulancë.

Lojtarët e të dyja skuadrave shfaqën që në momentin e parë një shqetësim të jashtëzakonshëm për gjendjen e futbollistit afrikan dhe në fakt anëtarët e skuadrës së tyre i kërkuan arbitrit që të mos vazhdonte lojën.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...