A po konfirmohet lidhja Kledi-Sheila në këngën e klipin e ri të këngëtares?

PUBLIKUAR

Sheila dhe Kledi janë shndërruar në personazhet më të komentuar të fromatit Big Brother Vip.

 

Ndonëse nuk janë më brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë dy ish banorët pas daljes nga BBV kanë vazhduar menjëherë me normalitetin e tyre, shkruan lajmi.net.

Ani pse brenda shtëpisë asnjëri nuk kishin dhënë sinjal për një pëlqim mes tyre, duket se jashtë ka ndodhur ndryshe.

Javë më parë në mediat rozë kanë qarkulluar fotot e ndryshme ku Sheila dhe Kledi përqafoheshin e ledhatoheshin me njëri-tjetrin.

Pas kësaj menjëherë filluan aludimet se dyshja janë bashkë, e madje Sheila thuhej se ka ndikuar që Kledi të prishej me të dashurën e tij.

Se si qëndron e vërteta mes dyshes ende nuk kemi ndonjë konfirmim nga asnjëri prej tyre.

Por sonte Sheila trazoi sërish ujërat në rrjetet sociale me këngën e saj “Më e mira”, duke qenë prezent në klipin e saj edhe Kledi të cilin edhe e ka falenderuar.

“Nje falenderim ne vecanti eshte per ty Kledi @kledihysa qe i ke dhene ndjenje dhe dashuri ketij projekti”. shkroi Sheila teksa tregoi se kënga e saj tanimë është lansuar.

Pas këtyre pamjeve në klipin e tyre edhe pse shihen tepër të afërt me njëri-tjetrin nuk dihet ende se cili është raporti mes tyre, miqë apo të dashur?

Mbase do ta kuptojmë ditëve në vazhdim se momentet ishin thjesht për klip apo më shumë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...