Zyrtare: Insigne arrin marrëveshje me Toronton

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne ka nënshkruar një parakontratë për t’u bashkuar me Toronto FC në një marrëveshje katërvjeçare pasi kontrata e tij me klubin italian skadon në qershorin e këtij viti.

Insigne ndihmoi Italinë të fitonte Kampionatin Evropian në korrik dhe nënshkrimi i tij është një goditje e madhe për ekipin e MLS pasi disa klube evropiane u lidhën me sulmuesin 30-vjeçar, i cili ka 114 gola dhe 95 asistime për Napolin në të gjitha garat.

Insigne do ta përfundojë këtë sezon me Napolin, i cili është i treti në Serie A pas 20 xhirove, gjashtë pikë prapa liderit Inter, por që ka luajtur një lojë më shumë.

Gjatë tërë karrierës së tij, Insigne ishte pjesë e Napolit, ndërsa në fillimet e tij ishte i huazuar në ekipet si Cavese, Foggia dhe Pescara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...