Origi është “jokeri” i Klopp, s’do të largohet

PUBLIKUAR

Divock Origi do të vazhdojë ta veshë fanellën e Liverpoolit.

Sulmuesi ka disa oferta nga Serie A dhe Bundesliga, por sipas Fabrizio Romanos ai do të vazhdojë të qëndrojë në Anfield.

Liverpooli nuk e ka ndërmend ta shesë, të paktën jo deri në verë.

Ai nuk ka luajtur shumë, por Klopp gjithmonë e ka lavdëruar për profesionalizmin që ka treguar dhe që kohë pas kohe i ka ndihmuar Redsat edhe nga stoli.

Ai e sheh atë si një rezervist shumë efektiv kurdo që ekipi ka nevojë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...