A do të jetë shkurti muaji më i ftohtë? Flasin nga Instituti Hidrometeorologjik

PUBLIKUAR

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për motin gjatë kësaj periudhe si dhe parashikimet për ditët në vazhdim.

Sipas parashikimeve të Aliut, temperaturat këtë vit do të jenë më të ulëta sesa vitin e kaluar.

“Janari ka qenë me shumë reshje vitin e kaluar, por mendoj se temperaturat do të jenë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Vitin e kaluar e patëm minus 16 në Kamenicë, ne vende tjera ka pasur minus 14 deri minus 9, sivjet besoj se do të shkojnë më pak”, shpjegoi Aliu për RTV21.

Ndërsa a do të jetë muaji Shkurt më i ftohtë, ashtu siç ndodhi vitin që lamë pas, tregon Besim Aliu.

“Ftoftë e kemi pasur me 14 shkurt, pikërisht kur kishim zgjedhjet, temperatura -16 gradë janë regjistruar në Kamenicë, ka qenë temperatura më e ulët në gjithë Kosovën. Kujtoj se temperatura të ulta në vlera dy shifrore do të kemi sërish, por se sa do të jenë ato ne sërish pas datës 15 janar do të prononcohemi me një parashikim të ri”, shtoi ai

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...