Xavi beson se Barcelona mund ta mposhtë Realin dhe të kualifikohet në finale

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez beson se Barcelona e tij nuk është aspak inferiore ndaj Real Madridit.

Ai, për herë të parë me 12 janar do të shijojë një El Clasico si trajner, derisa si lojtar ka luajtur shumë, në Ligë, Kupë e Champions.

Të mërkurën, Reali dhe Barça i matin edhe njëherë forcat këtë edicion në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Sipas Xavit, vetëm Bayerni ka qenë klub superior ndaj ekipit të tij, të tjerët janë në një nivel.

“Jemi në rrugën e duhur. Ekipi i vetëm ndaj të cilit s’mund të garojmë është Bayerni, me të tjerët të gjithë mundemi. Kundër Realit shpresoj të fitojmë dhe të kalojmë në finale”, tha Xavi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...