Arbër Hajdari tanimë është figurë e njohur për publikun shqiptar.
Opinionisti i Big Brother Vip jo rrallë herë po komentohet në mediat rozë, shkruan lajmi.net.
Arbër Hajdari është një nga ata emra që ndihmon por edhe frymëzon me shembullin e tij përmes organizatës “Fundjavë ndryshe” që i gjendet pranë mijëra shqiptarëve në nevojë.

Ai po ashtu shpesh është komentuar edhe për jetën e tij private të cilën e ka shpalousur edhe mbrëmë me publikun.
Në spektaklin e mbrëmshëm Arbri ka treguar se në planet e tij të afërta e ka martesën e cila pritet të ndodh posa të përfundojë Big Brother Vip.
Kujtojmë se Arbri është fejuar muajin tetor me Vlera Devollin apo ndryshe vajzën e bisnismenit të njohur kosovar Blerim Devollit.
Ndryshe Arbri është djali i Shkëlqim Hajdarit, një ish-prokuror i cili tashmë është zyrtar i lartë në qeverinë “Rama”./Lajmi.net/



