Dorëzohet PSG: “Mbappe në Madrid? Është e pamundur ta mbash me zor”

PUBLIKUAR

Kampioni i Rally Dakar, njëkohësisht kushëri i pronarit të PSG-së, Nasser Al-Attiyah, mendon se tashmë Kylian Mbappe mund të konsiderohet i Real Madridit.

Sipas tij, e ardhmja e Mbappes po bëhet gjithmonë e më e qartë, pasi francezi ka refuzuar të rinovojë me PSG-në.

“Mbappe te Real Madridi? Tani dini gjithçka. Kur dikush dëshiron të largohet, është gati-gati e pamundur ta mbash me zor”, deklaroi Nasser Al-Attiyah.

Reali bëri ofertë 200 milionë euro në fund te afatit kalimtar të verës, por Parisi refuzoi atë dhe tani në qershor rrezikon ta humbasë me parametra zero. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...