Dani Alves ka përzgjedhur ekipin e tij të ëndrrave të ish-lojtarëve të Barcelonës, të përbërë nga lojtari më i fortë në secilën prej katër pozitave kryesore.
Braziliani u bë nënshkrimi i parë i trajnerit të ri të Barçës, Xavi Hernandez, kur u kthye në klub në nëntor pas pesë vitesh e gjysmë larg.
Alves filloi në fitoren e së mërkurës mbrëma në Kupën e Mbretit ndaj Linares, teksa Barça arriti të kalonte në raundin tjetër pas fitores 2-1.
Ishte paraqitja e parë e Alves për Barçën që nga finalja e Kupës së Mbretit 2016 kundër Sevillas – 2054 ditë më parë, kur ai ishte vetëm 33 vjeç.
Mbrojtësi i djathtë tani ka përzgjedhur katër legjendat e tij më të mira të klubit për Barçën, por ndoshta çuditërisht e ka anashkaluar ish-bashkëlojtarin e tij Lionel Messi për pozicionin e sulmit.
Alves zgjodhi një ish-bashkëlojtar të Barçës në secilën prej katër pozicioneve, me Victor Valdes të zgjedhur si portier me Carles Puyol si mbrojtës dhe shefin aktual Xavi si mesfushor.
Ndoshta në mënyrë kontroverse, braziliani nuk e zgjodhi Messin si sulmuesin e tij të caktuar dhe në vend të kësaj zgjodhi Samuel Eto’o – ish-sulmuesin kamerunian të klubit.
Eto’o shijoi një karrierë të jashtëzakonshme e cila ishte ndoshta më e paharrueshme për pesë sezonet e tij në Camp Nou, ku ai shënoi 130 gola mbresëlënës për ekipin në 199 paraqitje. /Lajmi.net/


