“Jeni bajat”, ja si reagon autorja e Për’puthen kur merr komente të tilla

PUBLIKUAR

Emisionit Për’puthen i është larguar audienca.

 

Dikur ishte emisioni që thyente rekorde të shikueshmërisë në ‘youtube’, por tani jo më, shkruan lajmi.net.

Për’puthen ka filluar të zbehet për shkak të jo korrektësisë me publikun duke i trilluar lidhjet mes konkurrentëve.

Nuk janë të rralla kritikat që Olsa pranon në rrjetet sociale e sidomos tanimë kur shikuesit po largohen dita-ditës.

Në një pyetësor që ka zhvilluar autorja Olsa Muhameti me ndjekësit në Instagram, ka patur edhe nga ata që dyshojnë tek suksesi i “Për’puthen”. Një prej tyre shkruan:

“Si ndihesh që ‘Për’puthen’ nuk shikohet dot më me sy sepse jeni bajat?”

Ndërkohë Olsa nuk është ndikuar nga ky koment duke ia kthyer me shumë sportivitet.

“Zakonisht reflektoj tek kritikat. Kjo e jotja s’është e tillë, kështu që ndjehem top”, shkruan autorja.

Ndryshe, Olsa ka zbuluar se shumë shpejt në ekran pritet të rikthehet edhe formati i Për’puthen +40./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...