Rekordmeni Dani Alves

PUBLIKUAR

Veterani brazilian u bë lojtari më i vjetër që luan në një ndeshje zyrtare për Barcelonën

Dani Alves e ka thyer një rekord tjetër në ndeshje ne Copa del Rey ndaj Linares.

Veterani brazilian në fakt u bë futbollisti më i vjetër që e luan një ndeshje zyrtare në futbollin profesionist me Barcelonën.

Me 38 vjet e 244 ditë, ai e theu rekordin e Jose Manuel Pintos, i cili herën e fundit kishte luajtur me 38 vjet e 190 ditë.

Deri në fund të sezonit, Alves mund ta festojë edhe numrin jubilar prej 400 ndeshjesh me Barcelonën.

Aktualisht, ai i ka 392 paraqitje me “Blaugrana”, përcjell “Gazeta Express”.

Ndër të tjera, mbrojtësi i djathtë është futbollisti më i trofeshëm në histori të futbollit.

Ai gjatë karrierës legjendare i ka fituar plot 44 trofe.

Alves u rikthye së fundmi në “Camp Nou” pas eksperiencave që i pati në Juventus, në Paris Saint-Germain dhe në Sao Paulo në Brazil. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...