Reagon Ancelotti pas asaj që ndodhi me Ceballos

PUBLIKUAR

Carlo Anceloti ka reaguar pas episodit që pati ditë më parë me Dani Ceballos.

Në ndeshjen e Kupës së Mbretit ku Reali fitoi 3-1, Ceballos ka reaguar me një gjest aspak të hijshëm.

Në minutën e 82-të, ndihmësi i Realit i kërkoi gjyqtarit për të bërë zëvendësim, kjo e irritoi Ancelottin që i tha të priste, derisa edhe më shumë e irritoi Ceballosin që reagoi në një mënyrë të çuditshme.

Ky mllef i Ceballos, para se të shpërthejë haptazi, kishte ardhur disa minuta më herët, kur shihte Kroosin e Iscon duke u bërë gati, teksa atij nuk po i jepnin minutat që kërkon.

Në fund, ai u inkuadrua në minutën e 86-të, derisa Ancelotti nuk mban aspak inati me të dhe thotë se i beson verbërisht.

“U nervozua pak në Alcoy, por gjithçka është në rregull, kam besim në të. Nuk e fusja më herët sepse ka qenë shumë gjatë jashtë dhe nuk ishte ndeshje për të. I thash që mund të kishte të drejtë për nervozismin, por ai e di se llogaris në të”, tha Ancelotti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...