Ylli i Manchester Cityt lirohet nga burgu

PUBLIKUAR

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, i cili është akuzuar për një sërë veprash të rënda seksuale ndaj vajzave të reja, është liruar me kusht.

27-vjeçari ka qenë në paraburgim për pak më shumë se katër muaj, që kur u arrestua dhe u akuzua për herë të parë më 26 gusht të vitit të kaluar dhe u lirua të premten pas një seance dëgjimore për lirimin me kusht në gjykatën e Chester.

Mendy, i cili përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual, u mbajt në HMP Manchester, pasi së fundmi u transferua nga HMP Altcourse në Liverpool.

Atij iu dha lirimi me kusht nga gjyqtari Patrick Thompson në një seancë private, nga e cila u përjashtua shtypi ndërsa diskutohej lirimi me kusht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...