Çmenduria e popave serbë/ COVID-19 ia mbyti patriarkun, Kisha Serbe e mbështet Gjokoviqin e pavaksinuar

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe janë solidarizuar me tenistin Novak Gjokoviq, që po qëndron në Australi në pritje që autoritetet vendore ta ndryshojnë vendimin dhe ta lejojnë hyrjen e tij atje pa u vaksinuar kundër COVID-19.

Ata madje ia kanë uruar atij Krishtlindjen ortodokse, duke i kujtuar edhe faktin se 11 vjet më parë i kishte ndarë Urdhrin e Shën Savës, që është më i larti i kësaj kishe.

Por, ish-patriarku Irinej, që ia kishte ndarë titullin, kishte vdekur më 2020, pikërisht nga COVID-19. Madje, pasi ishte infektuar në varrimin e peshkopit Amfilohije, që po ashtu ishte goditur nga pandemia, me të cilin Gjokoviq ishte gjithashtu i afërt sa ishte gjallë.

Gjokoviq merr leje mjekësore për të mos u vaksinuar, konfirmon pjesëmarrjen  në Australian Open

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...