Ten Hag, opsioni kryesor i Man Utd për trajner

PUBLIKUAR

Trajneri holandez mund ta marrë në dorë gjigantin anglez, i cili e ka ftohur interesimin për Pochettinon e PSG-së

Erik Ten Hag është bërë zgjedhja e parë e Manchester United për trajner të ri.

Gjiganti britanik e ka ftohur interesimin për trajnerin Mauricio Pochettinon, i cili deri dje ishte zgjedhja e parë.

Prandaj, sytë e “Djajve të Kuq” tash janë fokusuar tek trajneri aktual i Ajaxit.

Për këtë siguron mediumi “The Times”, përcjell “Gazeta Express”.

Ten Hag i ka fituar dy tituj në Eredivisie me Ajaxin.

Gjithashtu, e udhëhoqi ekipin holandez drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Këtë sezon e ka mbyllur fazën e grupeve të Championsit me 100 për qind fitore.

Man Utd nuk po kalojnë nëpër momente të mira këtë sezon.

Ky klub pritet të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...