Haaland, prioritet i Man Cityt

PUBLIKUAR

Kampionët anglezë janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit verën që vjen

Manchester City e ka bërë prioritet transferimin e Erling Haalandit.

Kampionët anglezë do të mundohen me të gjitha forcat që ta sjellin sulmuesin norvegjez në “Etihad Stadium”.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Athletic”, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti i Borussia Dortmundit lidhet edhe me një kalim të mundshëm në Real Madrid ose në Barcelonë.

Mirëpo, trajneri Pep Guardiola shpreson që Haaland ta ndjek rrugën e babait të tij, Alfie Haaland, i cili kishte luajtur për Cityn.

Ish-futbollisti i Salzburgut është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...