Pagat e ‘çmendura’ të lojtarëve të Barcelonës, këta janë më të paguarit

PUBLIKUAR

Në programin Onze , të kanalit televiziv katalanas Esport 3, gazetari Lluis Canut ka zbuluar listën e lojtarëve të skuadrës së Barçës që paguehen më së shumti në vit.

Gerard Pique, Busquets dhe Jordi Alba, tre kapitenët, sipas Canut janë ata që fitojnë më së shumti dhe që po ia zbrazin arkat Barcelonës në krizë të thellë ekonomike.

Ata ndiqen nga Umtiti, largimi i të cilit është prioritet për klubin e Barçës, Ter Stegen, Coutinho, në pritje të një transferimi të mundshëm në Aston Villa dhe Ousmane Dembélé, në pritje për të ditur nëse ai do të rinovojë kontratën.

Pique është më i paguari. Para se të ulte pagën për shkak të krizës së rëndë ekonomike që e ka kapluar klubin, ai kishte një pagë rekorde, prej 28 milionë eurosh bruto në sezon.

Pas Piqué, ata që fitojnë më shumë janë Sergio Busquets (23 milionë), Jordi Alba (20 milionë), Umtiti (20 milionë), Ter Stegen (14 milionë), Coutinho (16 milionë) dhe Dembélé e Sergi Roberto (12 milionë secili).

Barcelona vazhdon të jetë në krizë të thellë ekonomike dhe largimi i lojtarëve është prioriteti kryesor para se të afrojë të tjerë më kushte me të ulëta ekonomike për të rimëkëmbur klubin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...