Rritja e ‘frikshme’ e Vinicius Junior

PUBLIKUAR

Vini po shijon sezonin më të mirë në karrierë. Në 25 paraqitje në të gjitha garat, ai numëron 12 gola dhe nëntë asistime.

Se është një lojtar me kualitete dhe talent, këtë nuk e mohonte askush, por që do të shpërthente në këtë mënyrë në sezonin 2021/22, askush nuk e priste.

Vinicius Junior i ka befasuar të gjithë me paraqitjet këtë sezon.

21-vjeçari po shijon sezonin më të mirë në karrierë dhe me fanellën e Real Madridit.

Në 25 paraqitje në të gjitha garat, ai deri më tani numëron 12 gola dhe nëntë asistime.

Viniciusit gjithashtu i është rritur dukshëm vlera.

Sipas “transfermarkt.com”, vlera e brazilianit ka shkuar deri në 100 milionë euro, duke hyrë në mesin e futbollistëve më të mirë dhe më të vlerësuar në planet.

Për momentin Vini është ndalur, nuk ka luajtur që disa ndeshje shkaku i COVID-19. Por po punon që të jetë në formë kur t’i jepet drita e gjelbër për të zbritur në fushë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...