Cristiano Ronaldo është i mjegullt

PUBLIKUAR

Të qëndrojë apo të largohet? E ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk është aspak e qartë.

Daily Star  paralajmëron se Ronaldo është duke e studiuar shumë mirë situatën në Old Trafford dhe mund të mendojë largimin në qershor.

Nëse ndryshimi i menaxherit që pritet të ndodhë në fund të sezonit, nuk i pëlqen atij, apo nëse trajneri preferon gjak të ri dhe jo 37-vjeçarin që do të jetë në qershor, sulmuesi portugez mund të paketojë valixhet dhe të largohet sërish nga Manchesteri.

Të gjithë prisnin më shumë nga djajtë e kuq këtë edicion, por ka ndodhur e kundërta, pasi nuk janë aspak mirë në renditjen e Premierligës.

Sido që të jetë, në aspektin personal, deri më tani nuk ka shkuar edhe keq për CR7 që numëron 14 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...