Beatrix Ramosaj shpërthen në lot, ngushëllohet në krahët e Donaldit

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë shumë e komentuar për qëndrimin e saj brenda shtëpisë së famshme.

Ajo ka treguar shpesh herë anën e saj të ndjeshme emocionale, kur në pyetje kanë qenë familjarët e saj.

Dhe duket se Beatrix përjetoi një moment mallëngjimi mbrëmjen e së enjtes, kur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u lëshua kënga e vëllait të saj, Albanit.

Bëhet fjalë për këngën “Theje” me të cilën Albani u prezantua në Festivalin e fundvitit në RTSh dhe u rendit i dyti në natën finale.

Me të dëgjuar këtë këngë në Big Brother VIP, Beatrix ka filluar të qajë ndërkohë që është ngushëlluar nga i dashuri i saj, Donaldi, i cili e ka mbështjellë menjëherë në krahët e tij.

Këngëtarja Ramosaj përndryshe javë më parë pati shansin që gjatë një mbrëmje të spektaklit, të largohej nga shtëpia dhe ta ndiqte nga tribunat e Pallatit të Konreseve performancën e vëllait të saj, gjithmonë nën përcjelljen e kamerave të BBV. /telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...