Bayerni e sheh Dembelen si pasues ideal të Comanit

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas do të mundohet ta transferojë futbollistin e Barcelonës gjatë verës që vjen

Bayern Munichu ia ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Gjiganti bavarez në fakt e ka veçuar lojtarin në fjalë si pasues ideal të Kingsley Comanit.

Për këtë siguron mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.

Kontrata e Comanit do të skadojë në vitin 2023 dhe negociatat në mes të palëve kanë ngecur.

Për këtë arsye, kampioni gjerman preferon ta shesë lojtarin e krahut këtë vit para se të bëhet lojtar i lirë.

E në ndërkohë, me paratë që do t’i fitonte nga shitja e tij, do të mundohet ta blejë Dembelen.

Ky i fundit nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Comanin ndërkohë e kërkon Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...