Aksident në Rahovec, shoferi pëson lëndime të rënda

PUBLIKUAR

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, në fshatin Kramavik të Rahovecit, raporton Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Datë 06.01.2022  rreth orës 09:00, ne fshatin Kramavik,  KK Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku me deme materiale dhe lendime trupore. Deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasesi i dyshimti i automjetit VË Golf  ishte duke levizur pergjate aksit rrugore Xerxe – Kramovik dhe kur arrinë ne fshatin Kramovik, nuk i pershtatet shpejtesisë  se levizjes automjetit te tij ku rruga eshte me kthesa dhe nga shiriti i djathte delë ne shiritin e majte dhe me pjesen e perpareme e godet automjetin Mercedes ne pjesen e perpareme anesore te krahut te majte”, ka deklaruar Xhurkaj.

Xhurkaj bëri të ditur se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ndërkaq ka pësuar frakturë në dorën e majtë.

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme materiale ne te dy automjetet ndersa lendime trupore ka pesuar I dyshuari. Nga kalimtaret e rastit I dyshuari – i lenduari dergohet ne Emergjencen e Spitalit Rajonal ne Gjakove. I lenduari- I dyshuar  ka pesuar fraktur ne doren e majte, dhe pas marrjes se ndihmes se pare lirohet ne shtëpi”, ka deklaruar Xhurkaj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...