Pep Guardiola infektohet me Covid-19, mungon në ndeshjen e ardhshme te Manchester City

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë të FA Cup kundër Swindon të premten, pasi doli pozitiv në testin për Covid-19.

Guardiola dhe ndihmëstrajneri i tij Juanma Lillo dolën pozitivë në testimin për koronavirusit të enjten, raporton Gazeta Express.

Të dytë janë futur në izolim, bashkë me një numër lojtarësh të tjerë të ekipit të parë, njofton Manchester City.

Plot 14 anëtarë stafi dhe shtatë lojtarë të ekipit të parë janë të infektuar me Covid-19 momentalisht.

Ndihmëstrajneri tjetër Rodolfo Borrell do ta udhëheqë skuadrën në përballjen me Swindon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...